Takimi Osmani –Kulubaev

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Krigistanit, Kulubaev Zhinbek.

Në takim u bë fjalë për sfidat aktuale globale të sigurisë, ku Kulubaev i prezantoi pikpamjet e Krigistanit në lidhje me përleshjet e fundit të armatosura në kufirin midis Kirgistanit dhe Taxhikistanit.

Ministri Osmani e përshëndeti armëpushimin e arritur dhe përpjekjet e njëpasnjëshme për zgjidhje paqësore të krizës.

Njëherazi, theksoi se Maqedonia e Veriut si anëtare e Treshes së OSBE-së edhe kryesuese e ardhshme e mbështet angazhimin e presidencës polake dhe Sekretares së përgjithshme për uljen e tensioneve dhe stabilizimin e situatës.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…