Takimi Shaqiri – Ameti: Universiteti i Tetovës prodhon kuadër  të përgatitur që integrohet shpejt në proceset shoqërore

Stafi mësimor-shkencor i Universitetit të Tetovës është i përkushtuar në   krijimin e vazhdueshëm të gjeneratave të  studentëve të cilët do të jenë të përgatitur mirë për përfshirje të shpejtë në proceset shoqërore, si dhe për zhvillimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese, e cila kontribuon në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.Megjithatë, çdo mbështetje shtesë nga institucionet e sistemit është e mirëseardhur, do të rrisë motivimin për të punuar dhe do të ndihmojë në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet institucioni.Për këtë    u diskutua në takimin e sotëm mes ministrit të arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri dhe prorektorit për arsim të Universitetit të Tetovës, prof. Vullnet Ameti e cila u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.Në takim, ministri Shaqiri shprehu besimin se institucionet e arsimit të lartë në të ardhmen do të kenë mbështetje gjithnjë e më të madhe, si në aspektin financiar, duke qenë se buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të jetë vazhdimisht në rritje, ashtu edhe nga aspekti i sigurimi i kuadrove të reja shtesë për t’u përfshirë në veprimtarinë mësimore dhe shkencore.Prorektori për Shkencë ne Universitetin e Tetovës, prof. Dr. Ameti shprehu falënderime për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe pritshmëritë që ai të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. Ai i dhuroi Ministrit të Arsimit dhe Shkencës një monografi që përshkruan rrugën e zhvillimit të këtij institucioni të arsimit të lartë në 27 vitet e fundit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…