Talat Xhaferi: Jam prezent gjithnjë para jush që të reflektoj se jam në mes të popullit

Edhe sot, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka vazhduar takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët e komunës së Gostivarit, më saktësisht me ata të Debreshit, Mirditës, Ravenit, Reçanit, Vërtokut dhe Zdunjës.

Para të pranishmëve, përveç kryetarit Ahmeti me fjalë rasti janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm i BDI Faton Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Gostivar Valdet Xhaferi si dhe deputetja Vjollca Latifi Ademi.

“Ata që marrin vesh nuk duan përsëritje. Ata e marrin vesh menjëherë. Më vijnë shumë sugjerime, më thanë të heshti, por ju them se ndonjëherë heshtja flet më shumë se sa kur ata flasin. Talat Xhaferi është anëtarë i BDI-së që nga themelimi i saj, me të drejta të plota, Talat Xhaferi është përfaqësues i shqiptarëve dhe nuk do mend që Xhaferi është edhe kryetari i Kuvendit, kjo është përgjigja për ato që kanë dilemma. Jam me status të përgjegjësisë ndaj banorëve që më votuan. Më thanë se kam folë shumë në Çegran, nuk dua që të flas shumë, nëse dikush është i eksponuar ai jam unë, jam çdo ditë përpara jush së paku ju të Gostivarit e dini që unë jam present gjithnjë para jush që të reflektoj se jam në mes të popullit sepse vij nga populli. Jam në mesin tuaj për çdo ditë, nëse ka nevojë edhe për të luajtur gurë e për t’i fituar shokët e mi. Artani na tha se na duhet unitet. Jemi të vetëdijshëm se edhe në shtëpi kemi pakënaqësi. Është mirë që të gjithë ne që ja kemi pa të mirën BDI-së, përfshirë edhe veten, që më është besuar çdo detyrë është obligim dhe përgjegjësi që tu dalim zot, ajo ju nderon juve bashkëvendas, secili duhet të japim llogari për të bëmat dhe të pa bëmat. Nëse nuk mundet t’i bëj ato detyra është e ndershme të thotë, unë nuk mundem”, deklaroi Xhaferi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…