Tërmeti në Turqi/ Kryetari Ahmeti: Ndaj dhimbjen e thellë me popullin turk

Turqia dhe jo vetëm është ngritur e tronditur mëngjesin e sotëm pasi një tërmet i fuqishëm 7.8 Rihter ka goditur Turqinë juglindore duke shkaktuar qindra të vdekur dhe mbi 1000 të plagosur.

Për këtë lajm ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka ndarë dhimbjen e thellë me popullin turk dhe autoritetet atje,

“Ndaj dhimbjen e thellë me popullin turk dhe autoritetet atje pas tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin Kahramanmaras. Ngushëllime të gjithë familjeve që humbën të afërmit në këtë katastrofë natyrore dhe lutemi për shërim të shpejtë për gjithë të lënduarit. Solidarizohemi sot me ekipet e shpëtimit dhe gjithë Turqinë!”, ka shkruar kryetari Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…