U ndanë certifikatat për liderët e rinjë nga edicioni i dytë i “Peace Forum Dialogue”/ Grubi mirëpriti të rinjtë në Qeveri

Të gjithë pjesëmarrësit në edicionin e dytë të Shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue” u mirëpritën sot në ambientët e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili i priti të rinjt së bashku me kryeminsitrin e vendit, Dimitar Kovaçevski.

Grubi në Facebook shkruan se tradita e organizimeve të tilla duhet të vijoi ndër vite dhe për gjeneratat e ardhme.

Statusi i plotë:

Ishte kënaqësi që bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski të mirëpresim në ambientet e Qeverisë pjesëmarrësit e Shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, të bashkëbisedojmë me ta rreth rëndësisë së Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës, asaj të fqinjësisë së mirë, për perspektivën europiane të vendit që pa këto marrëveshje do të ishte e pamundur dhe t’u ndajmë certifikata për pjesëmarrje të suksesshme në këtë edicion.

Të gjithë kishin mbetur të kënaqur nga organizimi, tematika dhe sesionet e ligjërimit në Mavrovë, andaj mbetemi të përkushtuar që organizimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen për çështje jetike që brezi i ri nuk duhet t’i harrojë.

Ju uruam shumë suksese dhe qëndrojmë në përkrahje të plotë të tyre në sfidat e rradhës!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FArtanGrubi%2Fposts%2Fpfbid02oLyLXcxQqZpqfG9qGFG8RUNFbnYHjvnY2z5vH9DwaU1qW2x5UWjazerejBNtnNt2l&show_text=true&width=500

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…