U siguruan mjete nga Buxheti i MMJPH-së për furnizimin me ujë të fshatrave Mateç dhe Sllupçan

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është shpallur një procedurë për dhënien e kontratës për furnizimin publik për rindërtimin e rrjetit shpërndarës të sistemit për furnizim me ujë në f.Mateç dhe ndërtimin e rrjetit kryesor për furnizim me ujë në f. Sllupçan, komuna e Likovës.   Vlera projektuese për rindërtimin e rrjetit shpërndarës të sistemit për furnizim me ujë në f. Mateç është 34.960.000,00 ndërsa për ndërtimin e rrjetit kryesor për furnizim me ujë në f. Sllupçan është 28.000.000,00 denarë.   Vlera totale në vlerë prej 62,960,000.00 denarë për të dy projektet është siguruar nga buxheti i Ministrise së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2021.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…