Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Kjo do të thotë se uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe, edhe atë në kryeqytet (Shkup) dhe në komunat ku së paku 20 përqind e popullsisë janë të përkatësisë shqiptare, kështu njofton edhe zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Një tjetër mision i kryer me sukses, ashtu siç premtuam. Po zbatohen tashmë në praktikë ndryshimet e Dekretit për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat policore dhe simbolet e tyre që i miratuam në seancë të Qeverisë më parë, shkruan Grubi.

Ndryshe, futja e shqipes në përdorim në uniforma ishte njëra prej çështjeve më të diskutuara gjatë debateve për ndryshimet në ligj, të cilat u rrumbullakësuan në vitin 2019.

Gjatë debatit në Kuvend pati edhe përplasje të tensionuara në mes partive politike.

Ndërkohë janë shpërndarë fotografi të uniformave të reja të Policisë, të cilat përveç në gjuhën maqedonase, do të jenë edhe në shqip dhe anglisht.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…