Vazhdon mbështetja ndaj transmetuesve radiodifuziv

☑️Vazhdon mbështetja ndaj transmetuesve radiodifuziv🗣Nga bashkëpunimi transprent dhe në komunikim të vazhdueshëm me mediat në vend, konstatuam nevojën për mbështetje financiare të gjithsej 120 transmetuesve radiodifuziv. Duke patur parasysh se mediat gjatë gjithë kësaj kohe kanë qënë të ekspozuara drejpërdrejt  ngaj rrezikut shëndetësor por edhe ndaj dëmeve ekonomike të shkaktuara nga situata me pandeminë KOVID 19 u përcaktuam për t’i përfshirë në pakon e pestë të masave ekonomike.📎Si pjese e pakos së pestë të masave ekonomike, të prezantuara sot nga kryeministri i vendit z. Zoran Zaev, zv. Kryeministri për çështje ekonomike z. Fatmir Bytyqi dhe ministri i financave z. Fatmir Besimi, bëjnë pjesë edhe Masa e tretë dhe e katërt e ndihmave edhe atë:➡️Masa 3 – Ndihmë financiare për transmetuesit radiodifuzive- lirim nga pagesa e tarifës për lejen për transmetim për vitin 2021Kjo masë vlen për të gjithë 120 transmetuesit që kanë koncesione aktive për transmetimin e programeve radiotelevizive.Me këtë masë do të lirohen nga pagesa e tarifës të lejes për emetim të gjithë transmetuesit radiodifuzivë, statusi i të cilëve është i përcaktuar në përputhje me të gjitha dispozitat pozitive ligjore. Nëse ndonjë nga transmetuesit ka bërë pagesën e kësaj tarife për vitin 2021, e njëjta do t’i rimbursohet.➡️Masa 4 – Lirim nga pagesa e tarifës për multipleksin tokësor digjital për lejen e transmetimitKjo masë vlen për 15 transmetues radiodifuziv (Televizione nacionale dhe të tjerë).Kjo masë përfshin të gjithë transmetuesit radiodifuziv në vend, të cilëve do t’iu mbulohen shpenzimet për vitin 2021 kundrejtë operatorit të multipleksit tokësor digjital për lejen e transmetimit. Ky vendim është në përputhje me ligjin për komunikime elektronike dhe synon të zbusë pasojat e shkaktuara nga COVID 19.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…