Video konferencë e MPJ Osmani me një grup të ish-anëtarëve të Parlamentit Evropian

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi video konferencë me një grup ish-eurodeputetësh, anëtarë të Shoqatës së ish-eurodeputetëve.Osmani i falënderoi pjesëmarrësit për interesin e madh për të realizuar një vizitë të këtillë në Maqedoninë e Veriut edhe krahas këtyre rrethanave me Covid-19. Ai theksoi se angazhimi i anëtarëve të Shoqatës së ish-eurodeputetëve në promovimin e standardeve dhe vlerave evropiane është i dukshëm dhe lartë i vlerësuar, si dhe mbështetja e tyre e fuqishme ndaj perspektivës evropiane të vendit. Në këtë kontekst u përshëndet lobimi i fuqishëm për fillimin e negociatave aderuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut në kuadër të Presidencës gjermane me BE-në deri në fund të këtij viti.”Kisha vizitë intensive dhe të frytshme në Bruksel javën e kaluar, gjatë së cilës u takova me eurodeputetë me ndikim, përfaqësues të grupeve të ndryshme politike në Parlamentin Evropian. Nga ana e tyre pa mëdyshje u konfirmua mbështetja e fuqishme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, vazhdimi i papengueshëm i Agjendës evropiane të vendit, miratimi i kornizës negociuese dhe organizimi i Konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti”, tha Osmani.Ministri Osmani i informoi deputetët për përcaktimin e fuqishëm të vendit tonë për anëtarësim në Union, si dhe gatishmërinë për zbatimin e reformave të cilat do të na afrojnë deri te ky qëllim.“Ky takim koinçidon me publikimin e Raportit vjetor të Komisionit, si dhe me planin ekonomik-investues për Ballkanin Perëndimor, të cilat do t’i prezantojë Eurokomisioneri Varhelyi. Ne jemi të përkushtuar dhe po punojmë angazhim të fuqishëm në plotësimin e prioriteteve reformuese që mbajnë simbolin e BE-së, me theks në sundimin e ligjit, si dhe në të gjitha përgatitjet politike dhe administrative-teknike për finalizimin e strukturës negociuese deri në fund të vitit”, konkludoi Osmani.Shoqata e ish-eurodeputetëve paraqet asociacion të më shumë se 800 ish-eurodeputetëve nga të gjitha vendet e BE-së dhe me përfaqësimin e të gjithë spektrit politik.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…