Video-takim me bartësit e parë të MKARTËS

Në kuadër të projektit Mkarta, u realizua video-takim me përfaqësues të njohur të diasporës, të zgjedhur për të qenë bartës të MKartës, projekt nën kompetencë të Ministrisë lidhur me diasporën, që është prezantuar në maj të këtij vitit nga Ministri Bujar Osmani.Me propozim të përfaqësive diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kartën e morën gjithsej 68 pjesëtarë të shquar të diasporës sonë, në mesin e të cilëve, shkencëtarë, profesorë universitarë, mjekë, artistë, biznesmenë, menaxherë dhe pronarë kompanish, të cilët, me suksesin e tyre profesional, e prezantojnë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.Me projektin Mkarta krijohet urë për bashkëpunim mes Diasporës dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe rrjet i suksesshëm dhe i vlefshëm i personaliteteve të cilët janë më të mirët në profesionet e tyre dhe që me veçantinë e tyre kanë lënë shenjë në rrethinën ku me sukses janë të integruar. Qëllimi ynë është që t’i forcojmë lidhjet me diasporën. Krahas kësaj, t’i nxisim që bashkërisht të gjejmë mënyrë dhe t’i zgjerojmë mundësitë e bashkëpunimit, të përfshirjes së tyre në jetën shoqërore të vendit dhe të kenë rol të mëtejshëm aktiv në promovimin e vendit tonë në diasporë.Me kartën fitohen beneficione të caktuara si: përparësi gjatë aplikimit për projekte në kuadër të programeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme me individë dhe shoqata jashtë Maqedonisë së Veriut, mbështetje në rast të bizneseve të reja, hyrje të lirë në ngjarje kulturore, në muze dhe në galeri, ndërsa do të fitoheshin edhe lehtësime të tjera, në zgjerimin e të cilave po punohet, në bashkëpunim me institucione të tjera.Projekti MKarta është proces i vazhdueshëm dhe do të vazhdojë, varësisht nga propozimet që do të mbërrijnë nga ana e përfaqësive diplomatike-konsullore.Video-takimi i sotëm pason pas pritjes të organizuar në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme për pjesëtarët e diasporës, por edhe si vazhdim i projekteve të shumta që po i zhvillon Ministria, e që drejtpërdrejtë janë të lidhura me diasporën.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…