Video takim Osmani- Reinsalu Estonia e përkrahë tërësisht integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë se Veriut, Bujar Osmani, kishte video takim me ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Estonisë, Urmas Reinsalu.“Estonia është mik i yni i dëshmuar dhe e vlerësojmë mbështetjen e fuqishme që na e dërgoni për përkushtimin tonë në realizimin e standardeve evropiane në të gjitha sferat. Presim që në periudhën që vijon të kryhen të gjithë përgatitjet dhe harmonizimet për t’u mbajtur Konferenca e parë ndërqeveritare që do të shënojë fillimin e mbylljes së kapitujve për anëtarësimin tonë në BE, si hap i parë drejt ndërtimit të së ardhmes sonë të përbashkët”, theksoi Osmani.Ministri Reinsalu e riafirmoi angazhimin për forcimin e mëtutjeshëm të miqësisë në mes dy shteteve, e përshëndeti përkushtimin e ministrit Osmani në përpjekjet për anëtarësim në BE dhe bëri me dije se ky kurs duhet të vazhdojë të zbatohet në vendin tonë.Në bisedë, gjithashtu, u shqyrtuan edhe mundësitë për intensifikimin e dialogut të lartë politik, bashkëpunimin në fushën e sigurisë brenda kornizave të NATO-s, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes së ekspertëve tanë në Qendrën e NATO-s për sajber siguri në Talin, si dhe potencialet në tregti, energjetikë, IT dhe teknologji digjitale.Ky takim është pjesë e aktiviteteve diplomatike të ministrit Osmani në prag të Samiteve evropiane të Bashkimit Evropian, kur priten vendimet kyçe për finalizimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare deri në fund të vitit si fillim formal i bisedimeve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…