Video takim Osmani-Silva

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me kërkesën e tij, realizoi video takim me Augusto Santos Silva, Ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë, vend që mban Presidencën e Këshillit të BE-së.Përveç marrëdhënieve dypalëshe, tema e bisedës ishte dosja evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht mundësitë brenda presidencës portugeze për të përfunduar vendimin e Këshillit të BE për fillimin e negociatave me vendin në muajin mars të vitit të kaluar.Ministri Osmani e mirëpriti vendosmërinë dhe angazhimin e vazhdueshëm të Presidencës Portugeze me Këshillin e Bashkimit Evropian për agjendën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…