Vijojnë punimet në fshatin Pallçisht, kreu i komunës Emshiu inspekton nga afër

Kreu i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu sot ka qëndruar në fshatin Pallçisht i Poshtëm për të ndjekur nga afër punimet që po bëhen në ndërtimin e rrugës në pjesën e epërme të fshatit.

Kam parë sot nga afër punimet që po bëhen në finalizimin e projektit për rregullimin e rrugës në pjesën e epërme të fshatit Pallçisht i Poshtëm.

Punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe ashtu siç kam theksuar infrastruktura është prioritet i komunës së Bogovinës me qëllim që banorët e komunës tonë të kenë qasje më të lirë të lëvizjes.

Me të njejtin intensitet do të vazhdojmë me punime në projekte infrastrukturore gjithandej në vendbanimet ku është e nevojshme të intervenohet.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…