Visar Ganiu inkurajon banorët e Çairit për t’u vaksinuar

Çdo qytetar që ka nevojë (të moshuar apo në pamundësi), Komuna Çair mund ta transporton nga shtëpia deri tek qendra vaksinimi me makinat e saj ekologjike. Shkup, 30.09.2021 Kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat i BDI-së për 4 vitet e ardhshme Visar Ganiu, gjatë ditës së sotme vizitoi Pikën e vaksinimit në Komunën e Çairit. Me këtë rast ai bëri edhe apel deri tek qytetarët për t’u vaksinuar, duke theksuar se vetëm përmes këtij procesi do të mund t’i jepet fund pandemisë së Kovid 19.“Nga Pika e vaksinimit në Komunën e Çairit po ju bëjmë apel qytetarë të nderuar që të vini e të vaksinoheni, sepse vaksinimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithëve dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund ta mposhtim pandeminë e Kovid 19 e t’i kthemi normalitetit”, ka theksuar Ganiu.Kryetari Ganiu po ashtu potencoi se të gjithë ata që në pamundësi të lëvizjes për shkaqe të ndryshme, komuna me ekipet e veta është e gatshme të asistojë në dërgimin e stafit mjekësor në shtëpitë dhe banesat përkatëse. Për këtë mjafton të paraqiteni e t’i shkruani komunës në rrjetet sociale ose në uebportalin zyrtar të komunës.

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat dhe Këshillat Komunalë Komuna e Likovës: Erkan Arifi, Kryetar i Komunështtps://www.komunaelikoves.gov.mk Komuna e Pllasnicës: Ali Jaoski, Kryetar i Komunështtps://www.plasnica.gov.mk/ Komuna e…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…