Kryetari i Komunës së Çarit, Visar Ganiu ishte sot nikoqir i sportistes së re nga Çairi, Sadije Dura e cila ditë më parë u shpall kampionia e parë femër në Maqedoninë e Veriut në mundje, si pjesë e Klubit të Mundjes “Liria”.
“Kjo është një fitore historike jo vetëm për Sadijen e cila është në moshë 12 vjeçare, për klubin e saj, por edhe për gjithë Çairin dhe më gjerë dhe po kjo fitore dëshmon se komuna jonë është vendlindja e shumë sportistëve të artë”, ka deklaruar kreu i Çairit, Visar Ganiu.
Gjatë takimit me sportisten dhe trajnuesin e saj Sedat Baftiu, Ganiu ka përçuar porosinë se me mund dhe punë, mund të arrihen gjithmonë majat e suksesit, ndërsa përkujtoi se me plotë krenari Komuna e Çairit vazhdon ta mbështesë fuqishëm sportin dhe sportistët.
Ndryshe, Klubi i Mundjes “Liria” fitoi të dielën kupën e kampionit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në të gjitha kategoritë për grupmoshat më të reja – pioner, kadet, junior dhe senior.