Nuredini: U prezantua Libri Dixhital i Ujit dhe Metodologjia për monitorimin e trupave ujorë

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot ka mbajtur fjalim hyrës në ngjarjen ku u prezantua platforma dixhitale për Librin e Ujit (baza e të dhënave për menaxhimin e ujit) dhe Metodologjia për monitorimin e trupave ujorë. Libri Dixhital i Ujit dhe Metodologjia janë hartuar për nevojat e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada Britanike në Shkup, i cili menaxhohet nga Instituti për Studime të Komunikimit përmes fushatës “Sqaroni gjithçka”. 

Në fjalimin e tij ministri Nuredini, potencoi se duke siguruar të dhëna publike për menaxhimin e ujërave dhe legjislacionin e ri në fushën e monitorimit të ujërave, Ministria u mundëson qytetarëve një shikueshmëri më të madhe të gjendjes së burimeve ujore. 

– Kryqëzimi i të dhënave nga Libri i Ujit dhe monitorimi i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike do të mundësojë politika të qëndrueshme dhe masa për përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave, por edhe transparencë më të madhe të procesit. Këto janë hapa që do të kontribuojnë në menaxhimin e duhur të cilësisë së mjedisit jetësor në vendin tonë, dhe që na afrojnë në përmbushjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian në procesin e arritjes së anëtarësimit të ardhshëm në të – tha ai, duke shtuar se rezultatet e projektit, njëkohësisht kanë për qëllim të sigurojnë dhe forcojnë kapacitetet administrative për zbatimin dhe aplikimin e legjislacionit për menaxhimin e ujërave.  

Sipas promotorëve, platforma dixhitale për Librin e Ujit do të kontribuojë në transparencën dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje në fushën e ujërave dhe do të mundësojë që të gjitha të dhënat përkatëse nga Libri i Ujit të jenë publike dhe lehtësisht të arritshme për të gjitha palët e tanguara. Rregullorja për metodologjinë e monitorimit të trupave ujorë sipërfaqësore, në anën tjetër, është akt nënligjor i cili më afër përshkruan mënyrën e monitorimit dhe vlerësimit të gjendjes ekologjike të ujërave. 

Këtë vit, shënimi i Ditës Botërore të Ujit është shenjë e mbrojtjes së ujërave nëntokësore dhe shënohet me moton “Ujërat nëntokësore – duke e bërë të padukshmen të dukshme”. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…