Vizita e kryeministrit Plenkoviq/ Grubi: Kroacia mbështet Maqedoninë e Veriut drejt rrugës së eurointegrimit

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka qëndruar sot për vizitë në qytetin e Shkupit, me ç’rast ka takuar edhe përfaqësuesit e politikës në vend.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi pas takimit më Plenkoviq shkruan në faqen e tij zyratare në Facebook se Maqedonia e Veriut dhe Kroacia si dy vende anëtare të NATO-s ndajnë të njejtat qëndrime për paqe dhe stabilitet, ndaj vlerëson lartë dhe përkahjen që Kroacia jep për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë:

Me nderime të larta shtetërore mirëpritëm sot në vendin tonë delegacionin qeveritar të Republikës së Kroacisë të kryesuar nga Kryeministri kroat, z. Andrej Plenkoviq. Diskutuam mbi raportet e shkëlqyera bilaterale mes vendeve tona pa çështje të hapura duke shprehur përcaktimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, mbi perspektivën europiane të vendit tonë dhe përkrahjen konsistente që Kroacia i jep aspiratës sonë të eurointegrimit. Si vende anëtare të NATO-s ndajmë të njëjtat qëndrime për paqe dhe stabilitet në lidhje me situatat në nivel rajonal dhe botëror, si dhe të njejtën gatishmëri për kontribut në operacionet paqësore ndërkombëtare.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…