Vizitë intensive e Osmanit në Berlin

Në vazhdim të vizitës së punës në Gjermani, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, realizoi takim me Mihael Roth, Sekretar Shtetëror për Evropë i MPJ-së gjermane.           “Inkurajon fakti që në kuadër të treshes udhëheqëse, Gjermania e mban rolin e saj proaktiv në mbështetje të presidencës portugeze, për rrumbullakimin e procesit të bashkimit të Evropës, si interes i përbashkët evropian. Them rrumbullakimin, sepse Maqedonia e Veriut dhe në përgjithësi rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk gjendet në periferinë e Evropës, por në zemër të Evropës, të rrethuar vetëm me vende anëtare të BE-së. Ky hap do të përcjell doemos inkurajim për të gjithë rajonin dhe do të përforcojë kredibilitetin evropian në përgjithësi”, deklaroi Osmani.Në takim me Uve Korsepius, Këshilltar për BE i Kancelares Merkel, fokusi përsëri ishte vënë në riafirmimin e mbështetjes gjermane në perspektivën tonë evropiane, por u hapën çështje edhe për forma tjera të bashkëpunimit me qëllim zhvillimin në përgjithësi të raporteve mes dy vendeve.Agjenda e Osmanit në Berlin kishte edhe takime me shumë bashkëbisedues tjerë të rëndësishëm, dhe në këtë drejtim, ai u takua me Zabine Shter, i autorizuar për politikat e BE-së, Suzane Shuc, Drejtore për Evropë Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-s, në MPJ-n gjermane.Vizita në Gjermani u shfrytëzua edhe për takime në Bundestag, ku Osmani u takua me Ginter Krihbaum, Kryetar i Komitetit për çështje evropiane dhe me Manuel Saracin, ku u bisedua për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, me çka u tha se realizimi i reformave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, para së gjithash, janë në dobi të qytetarëve dhe transformimin e vendit në demokraci kredibile evropiane. Bashkërisht u konfirmua se Maqedonia e Veriut meriton të nis procesin e bisedimeve dhe transformimit me qëllim anëtarësimin në BE.Vizita e punës në Berlin e Shefit të diplomacisë, Osmani, është pjesë e turneut të tij diplomatik në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Riafirmimi i mbështetjes nga ana e Gjermanisë është rezultati pozitiv nga kjo vizitë dhe nxitje e rëndësishme për shtetin në këtë drejtim. Që nesër Osmani udhëton për në Kopenhagë në takim me homologun e tij, ministrin Jepe Kofod.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…