Xhaferi – Bregu: Me interes për rajonin është përparimi në integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi,  në margjinat e Konferencës së Sigurisë të Mynihut, zhvilloi takim dypalësh me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.

Bashkërisht u vlerësua se përforcimi i bashkëpunimit rajonal është një rrugë drejt integrimit dinamik evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. U theksua se në disa vitet e fundit janë bërë arritje të rëndësishme, të cilat as që supozohej se ishte e mundshme të bëhen. Këto janë: një rajon me tarifa zero për roaming, njohja e kualifikimeve akademike dhe profesionale, udhëtimi i lirshëm  me letërnjoftime në gjithë rajonin, si edhe rezultate të dukshme që e lehtësojnë funksionimin e qytetarëve.

Këto hapa të përbashkëta të shteteve të Ballkanit Perëndimor, siç u vlerësua, janë pasqyrim i vullnetit politik të liderëve politikë progresivë për realizimin e nismës për një treg të përbashkët rajonal, si një hap drejt qëllimit më të madh të përbashkët, anëtarësimit në Tregun Unik Evropian.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…