Xhaferi – Kocevski: Efikasiteti i institucioneve për zgjedhje të korrekte

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski. Takimi u realizua me kërkesë të Kryeministrit Xhaferi, në përputhje me kompetencën ligjore të Qeverisë për organizimin e zgjedhjeve të korrekte dhe demokratike.

Kryetari i Qeverisë, Xhaferi  në takim, , theksoi përcaktimin e qartë të Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve që do të pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve. Njëkohësisht, ai theksoi se aktivitetet e Qeverisë zhvillohen sipas kompetencave ligjore, dhe personalisht ai dhe përfaqësuesit e Qeverisë udhëhiqen nga një narrativë për një klimë pozitive në  fushatën parazgjedhore.

Nga ana e prokurorit publik Kocevski, u përshëndet kjo nismë e Kryeministrit Xhaferi, që është në drejtim të koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve, me mbështetje të  gjitha institucioneve që janë pjesë e këtij procesi dhe shprehu mbështetje të plotë për Kryeministrin në çdo fazë në drejtim të njohjes së indiceve të mundshme dhe parandalimit të veprave eventuale që janë në kundërshtim me zotimet për zbatimin e proceseve zgjedhore të ligjshme dhe korrekte.

Së bashku u konstatua se zgjedhjet e dyfishta në shtet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kuadër të pritjeve për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane. Dhe në atë drejtim, u theksua roli i të gjitha institucioneve kompetente dhe nevoja për veprim efikas, me qëllim të  zbatimit të  proceseve zgjedhore korrekte dhe demokratike. U theksua pritshmëria nga të dyja palët, që të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje të shohin  pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të kontribuojnë në nxitjen dhe ruajtjen e një atmosfere të  konstruktivitetit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…