Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, së bashku me ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot gjatë vizitës së punës në Manastir, i vizituan IN “Instituti dhe Muzeu” dhe Muzeun e Alfabetit Shqip. Kryeministri e vizitoi edhe Dhomën përkujtimore të Mustafa Kemal Ataturkut, si dhe Ekspozitën e përhershme të muzeut, në të cilën janë vendosur mbi 2000 objekte muzeore të periudhave të ndryshme kohore. Në kuadër të saj janë ekspozuar objekte që i përkasin koleksioneve arkeologjike, etnologjike, historike, si dhe koleksioneve të artit bashkëkohor.

Gjatë vizitës në “Muzeun e Alfabetit Shqip”, Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, e pa ekspozitën e instaluar mobile digjitale të përbërë nga 51 fotografi, të realizuara me teknologjinë më moderne, ku janë prezantuar njerëzit që kanë kontribuuar në zhvillimin e alfabetit shqip  ndër shekuj, fotografi të personave-pjesëmarrës të Kongresit të Manastirit të mbajtur në Manastir dhe 58 dokumente në vitrinat muzeore. Ekspozita mobile ose digjitale përbëhet nga një pëlhurë e ndriçuar me dy monitorë. Në vitrinat muzeore gjenden dokumente që kanë një rëndësi të madhe dhe janë dëshmi e alfabetit shqip ndër shekuj.

Kryeministri, në dy institucionet muzeore bisedoi me punonjësit, për kushtet për punë dhe aktivitetet në drejtim të bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar. Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, theksoi se mesazhet kulturore që i dërgojnë këto dy institucione të rëndësishme shtetërore janë të një rëndësie të madhe për Maqedoninë e Veriut. Ai sugjeroi se Instituti dhe Muzeu në Manastir dhe Muzeu i Alfabetit Shqip, janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për ndërtimin e jetës multikulturore të vendit. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…