Xhaferi në Madrid takon homologun bullgar, Zheljazkov: Zhurma populiste të qetësohet për të arritur objektivin për të cilin u angazhuam

Sot në margjinat e Konferencës ndërkombëtare për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi,  realizoi takim me kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zheljazkov.

Në fillim të takimit, të dy kryetarët shprehën  kënaqësinë që në një kohë të shkurtër, pas takimit të majit në Romë, takohen sërish, që është shenjë pozitive për intensifikimin e marrëdhënieve, pas zgjedhjeve në Bullgari dhe verifikimin e mandatit të Kuvendit Nacional.

Kryetari Zheljazkov theksoi se nga afër e ndjekin dinamikën e deklaratave politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Theksoi se në të dy shtetet ka politikanë të caktuar që japin deklarata që nuk janë në linjë me tonin e komunikimit që nevojitet për momentin, ndërsa deklaratat e tilla janë me qëllim të fitimit të pikëve politike ditore, e jo largpamësi e politikanëve të pjekur që ndajnë qëllim të përbashkët. Z. Zheljazkov theksoi se javën e ardhshme duhet të zgjidhen Grupet për bashkëpunim dhe delegacionet në Kuvendin e Bullgarisë, me çka do të mundësohet komunikimi i papenguar ndërmjet dy Kuvendeve dhe realizimi i vizitave në nivele të ndryshme.

Kryetari Xhaferi theksoi se Kuvendi është i gatshëm të veprojë në pajtim me kompetencat e tij dhe procedurat dhe afatet e parapara me kushtetutë, nga momenti kur propozuesi i autorizuar do ta dorëzojë iniciativën për ndryshime kushtetuese në Kuvend. Z. Xhaferi e njoftoi Zheljazkovin për procedurën dhe kohëzgjatjen e procesit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Theksoi se procesi nuk është i lehtë, por është i domosdoshëm për progresin tonë drejt BE-së.  Kryetari Xhaferi shprehu bindjen se ky është hapi i fundit i ndërmarrë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…