Xhaferi në takim me ambasadorin e Turqisë: Marrëdhënie të shkëlqyera në mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi takimme ambasadorin e Republikës së Turqisë, Hasan Mehmet Sekizqok. Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve, në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional.Kryetari Xhaferi foli për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, si në nivelin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral, në suazat e asambleve parlamentare ndërkombëtare. Ai nënvizoi se rëndësia e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) me të cilin për momentin kryeson Republika e Turqisë, si edhe roli i Asamblesë Parlamentare të PBEJL, ku marrin pjesë aktive parlamentet e dy vendeve.Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e përgjithshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidomos për solidaritetin në luftën me pandeminë e COVID – 19, respektivisht donacionet e pajisjes mjekësore dhe për përmirësimin e kushteve higjienike dhe të sigurisë në shkollat.Ambasadori i Republikës së Turqisë Hasan Mehmet Sekizqok, vlerësoi se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe angazhimet e përbashkëta për avancimin e bashkëpunimit ekonomik do të kontribuojnë për intensifikimin dhe thellimin e këmbimit tregtar dhe investimeve. Ai nënvizoi se Turqia e konsideron Republikën e Maqedonisë së Veriut për partner të rëndësishëm dhe në të ardhme do të vazhdojë me mbështetjen e saj për vendin, në të gjitha fushat me interes për qytetarët.Në takim u bë fjalë për bashkëpunimin shumëvjeçar në fushën e mbrojtjes, me ç’rast u nënvizua se me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, hapet mundësi për avancimin e mëtejshëm të partneritetit dhe mbështetjes në suazat e Aleancës.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…