Xhaferi në Tearcë: Investimi në komunat siguron zhvillim vendor dhe të ardhme për qytetarët 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ishte në vizitë pune në Komunën e Tearcës, ku u takua me kryetarin e Komunës dhe këshilltarët. Ai vizitoi edhe SHFK “Asdreni” në fshatin Gllogjë, dhe inspektoi rrugën e ri konstruktuar lokale në fshat.

Në  bisedën me autoritetet vendore, Kryeministri Xhaferi theksoi se me përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë territorin e vendit, Qeveria tregon se të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën pjesë të shtetit jetojnë, janë njëjtë të rëndësishëm dhe se Qeveria pikërisht me projekte dhe investime tregon kujdesin e saj ndaj komunave dhe për nevojat prioritare të qytetarëve nga komunitetet lokale.

Rikonstruktimi  i objektit të shkollës në SHFK “Asdreni” në fshatin Gllogjë, që po ashtu e vizitoi Kryeministri sot, ka  përfunduar në dhjetor të vitit  2023. Rikonstruktimi ka përfshirë vendosjen e fasadës termo-izoluese, rinovimin e sallës së sportit dhe riparimin e dyshemeve të dëmtuara, me çka  u mundësoi nxënësve të vijojnë mësimet në kushte të shkëlqyera.

Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, ka inspektuar edhe rrugën lokale në fshatin Gllogjë, me të cilën përmirësohet funksionimi i këtij vendi. Ai theksoi se rikonstruktimi i rrugës lokale në fshatin Gllogjë është vetëm një nga dhjetëra projektet investuese të autoriteteve vendase në vend, të cilat kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë përmes disa programeve të ndryshme.

Me ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve vendore  në komunat, Qeveria përmirëson jetesën urbane, siguron zhvillim ekonomik vendor, siguri në komunikacion dhe komunikim më të mirë ndërmjet qytetarëve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…