Xhaferi – Norlen: Aderimi është përfitim për ardhmërin, e jo kthim në të kaluarën

Në kuadër të Konferencës për demokracinë në Evropë, e cila mbahet në Stokholm, Mbretëria e Suedisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe delegacioni në përbërje Nikola Micevski, Sonja Mirakovska, Remzi Mehmedi, realizuan takim me Kryetarin e Parlamentit Suedez, Andreas Norlen. 

             Bashkëbiseduesit u përqendruan në proceset aktuale politike në të dy shtetet; në procesin e aderimit të Suedisë në NATO, në procesin euro integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekstin gjeo-politik i cili është rezultat i agresionit të pa-provokuar të Rusisë mbi Ukrainën, si edhe në marrëdhëniet bilaterale, sidomos bashkëpunimin e përforcuar parlamentar përmes programit të bashkëpunimit ndërmjet dy Parlamenteve.    

Kryetari Norlen, duke falënderuar për pjesëmarrjen e Delegacionit të nivelit të lartë nga Kuvendi, theksoi se kjo është tregues se Republika e Maqedonisë së Veriut është seriozisht e  përkushtuar në avancimin dhe ruajtjen e demokracisë dhe sundimit të drejtës. Ai nënvizoi se Suedia e çmon lartë atë që Kuvendi ishte ndër parlamentet e para që e ratifikuan Protokollin e aderimit të Suedisë në NATO. Në kontekst të integrimeve në BE, Kryetari Norlen nënvizoi se: “Unë jam zëdhënës kundër bilateralizimit të proceseve të aderimit në marrëdhëniet ndërkombëtare sepse aderimi duhet të bazohet mbi shkallën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim, e jo në kthim në të kaluarën.”

Kryetari Xhaferi foli për ngjarjet aktuale në Kuvend dhe u përqendrua në ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të miratohen. Potencoi se “Për momentin nuk kemi konsensus për ndryshimin e Kushtetutës, por bëjmë përpjekje të përditshme të gjejmë konsensus me opozitën, për gjeneratat e ardhshme, e jo për shkak të statusit politik.”

Në lidhje me bashkëpunimin parlamentar, Kryetari Xhaferi e theksoi rëndësinë e Programit për bashkëpunimin parlamentar me Parlamentin Suedez, për të cilin tha se do të vazhdojë edhe në të ardhme, dhe në këtë kontekst, drejtoi ftesë për Kryetarin Norlen për vizitë zyrtare në Republikën  e Maqedonisë së Veriut. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…