Xhaferi – Piç: Zgjedhjet para Maqedonisë së Veriut janë përcaktues për perspektivat euroatlantike dhe me rëndësi rajonale

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, paradite në Mynih e takoi përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Piç.

Në takim, Lordi Piç uroi Kryeministrin Xhaferi për postin e Kryetarit të Qeverisë dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re. Bashkërisht e theksuan rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, në aspekt të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe si përcaktues në perspektivat euroatlantike të shtetit.

Në këtë drejtim, u përshëndet vendosmëria kategorike e Kryeministrit Xhaferi dhe e Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve sipas standardeve më të larta evropiane, sidomos që para Maqedonisë së Veriut janë zgjedhjet të cilat, jo vetëm që do përcaktojnë se çfarë Qeverie do të fitojnë qytetarët, por edhe drejtimin e mëtejshëm të vendit.

Në takim u vlerësua se perspektiva e qartë e BE-së është shtytësi kryesor i pajtimit dhe progresit të gjithë rajonit, sepse integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, krahas asaj që është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i rajonit dhe i Unionit, është edhe një investim gjeostrategjik në stabilitetin e kontinentit evropian. 

U këmbyen qëndrime për ngjarjet aktuale në Ballkanin Perëndimor, për gjedjen në Bosnjë dhe Hercegovinë, për raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se rajoni është truall I ndjeshëm ndaj plasimit të narrativit dezinformues, dhe veçanërisht ka nevojë për menaxhim serioz dhe vigjilent të përpjekjeve për ndikim mbi proceset zgjedhore me narrative dezinformuese hibride.

Në takim, Kryeministri Xhaferi e theksoi rëndësinë e angazhimit të fuqizuar të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor në promovimin e sigurisë rajonale. Dhe, konfirmoi se Maqedonia e Veriut vazhdon me vendosjen e politikës së jashtme në linjë me politikat e shteteve të BE-së dhe NATO-s, duke kontribuar në stabilitetin e rajonit.

Të dy bashkëbiseduesit e konfirmuan miqësinë shumëvjeçare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila realizohet përmes mbështetjes që shteti ynë e pranon për çështjet kryesore në zhvillimin demokratik dhe në realizimin e synimeve strategjike.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…