Xhaferi – Rot: Kompromiset politike janë të nevojshme për funskionim të shëndoshë të demokracisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Rot, i cili po qëndron në vizitë pune në vend. Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova gjithashtu ishin të pranishme në takim.

Rot, siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, shprehu keqardhje që situatat nuk janë përmirësuar ndjeshëm në planin evropian që nga vizita e tij e fundit në vend vitin e kaluar, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë parakusht i domosdoshëm për vazhdimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nga ai u theksua se kompromiset politike mund të kontribuojnë në pasurimin e karakterit multietnik dhe multifetar të shoqërisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa e prishur me këtë rast kohezionin tashmë të ndërtuar social dhe si të tilla janë të domosdoshme për funksionimin e shëndoshë të demokracisë.

Xhaferi, si edhe në takimet e mëparshme me bashkëbiseduesit gjermanë, shprehu falënderim të veçantë për angazhimin personal të Rotit dhe për mbështetjen e fuqishme shumëdekadash të Republikës Federale të Gjermanisë në rrugën tonë të integrimit euroatlantik.

“Bashkëpunimi i intensifikuar parlamentar me Bundestagun gjerman në fushat me interes të ndërsjellë dhe vizitat në të gjitha nivelet parlamentare, veçanërisht në vitet e kaluara, janë edhe një tregues për interesin e pazvogëluar të Gjermanisë për avancimin e proceseve reformuese në planin vendor dhe për perspektivën e qartë evropiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, qëndron në kumtesën e Kuvendit.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Kryetari Xhaferi theksoi se të njëjtat në këtë moment janë më se të domosdoshme dhe se duhet marrë përgjegjësi politike dhe miratim të vendimeve për të ardhmen e brezave që do të vijnë, e jo për nevoja politike ditore.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…