Ka vazhduar edhe sot takimi i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me qytetarë të komunës së Gostivarit më saktësisht me banorët e Qendrës, Xhamixhid, Lagja e re, Lagja e re 1, Silika, Zona e 6 dhe Mllaki. Krahas kryetarit Ahmeti, me fjalë rasti të pranishmëve ju janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, shefi i grupit parlamentar dhe nënkryetar i BDI Arbër Ademi, kryetari i degës së BDI Gostivar Valdet Xhaferi, nënkryetari i degës së BDI Gostivar Nexhati Jakupi si dhe deputetja Arta Bilalli Zendeli.
Sonte jemi në një lagje të veçantë dhe specifike sepse gati dyzet vite ka ekzistuar një subjekt ekonomik. Kjo shtëpi i ka shtyllat dhe kulm të mirë dhe kur flasim për shtyllat kjo shtëpi ka shtyllat më të forta të mundëshme me kryeshtyllën siç sonte këtu dhe në takimet tjera është prezenca juaj që po dëshmoni se mbështetni këtë temel që bijtë e bijat tuaja e kanë mbrojtur me gjak. Kryeshtylla e kësaj shtëpie është kryekomandanti që kësaj shtëpie i ka dhënë kulm të sigurtë për faktin se ato shtëpia u janë rrënuar se nuk kanë pasur themele të sigurta, ka thënë para të pranishmëve Talat Xhaferi.