Xhaferi – Silvestri: Është i nevojshëm orientimi evropian i Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar SH.T.  Andrea Silvestri, ambasador i Republikës së Italisë në vend.

Në takim u theksua miqësia e madhe dhe e sinqertë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, e krijuar në 30 vitet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve. Sot, të dy vendet, konstatuan bashkëbiseduesit, kanë marrëdhënie dypalëshe shumë të zhvilluara dhe janë partnerë të besueshëm në Aleancën e NATO-s.

Republika Italiane, siç u theksua, është një mbështetëse e fortë dhe e madhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha proceset demokratike dhe reformuese. U theksua veçanërisht roli i rëndësishëm i Republikës së Italisë në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe konkretisht të Maqedonisë së Veriut në një proces efikas, dhe çfarë mbështetje merr vendi ynë.

Po ashtu, krahas marrëdhënieve politike, mbrojtëse dhe kulturore, u konstatua se po zhvillohen edhe marrëdhëniet ekonomike, të cilat shënojnë trend të përparimit, duke qenë se Italia është ndër 10 partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe investues të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Xhaferi  falënderoi për  Monografinë e botuar me rastin e 30 viteve të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar si një dëshmi të vlefshme për brezat e ardhshëm, për miqësinë e thellë dhe produktive ndërmjet vendeve në rajon dhe në kontekstin evropian. Personalisht, shprehu  kënaqësinë që  ka mundësi nga pozita e Kryeministrit të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet shteteve.

Në takim u diskutua edhe për zgjedhjet e dyfishta të ardhshme në vendin tonë. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare konsiderohen të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme, duke pasur parasysh nevojën për të konfirmuar orientimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si për cilësinë e jetës së qytetarëve në vend, ashtu edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhimisht të Evropës.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…