Xhaferi takoi ambasadorin Dedaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj.Xhaferi shprehu kënaqësi për marrëdhëniet bilaterale të mira dhe konstruktive ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si edhe për bashkëpunimin e frytshëm ndërparlamentar. Ai e vlerësoi si veçanërisht të rëndësishëm bashkëpunimin në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, duke drejtuar urime për rrumbullakimin e suksesshëm të kryesimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës me këtë forum të rëndësishëm të dialogut politik dhe diplomatik. Ai u zotua për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërlidhjen infrastrukturore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, duke theksuar se hapja e kalimeve të reja kufitare do i lehtësojë në masë të madhe biznes iniciativat dhe komunikimin ndërmjet qytetarëve.Ambasadori Dedaj, qëndron në kumtesë, drejtoi urime për zbatimin demokratik të zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjen e sërishme të Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke vlerësuar se vendi lëviz në drejtimin e duhur, ai shprehu kënaqësi për bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e përshëndeti përparimin historik me anëtarësimin në NATO dhe rezultatet inkurajuese për fillimin e negociatave me BE-në. Ambasadori foli për gjendjen në Kosovë dhe Marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë të nënshkruar në Uashington, të cilën e vlerësoi si historike.Në takim u bë fjalë edhe për sfidat shëndetësore, ekonomike dhe sociale nga pandeMEDIAL e Kovid-19, me ç ‘rast u vlerësua se është i domosdoshëm aktiviteti i përbashkët dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit për tejkalimin e pasojave nga pandeMEDIAL, si edhe gjetja e mënyrës për lehtësimin dhe liberalizimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve ndërmjet shteteve.Bashkëbiseduesit u pajtuan se qëllimet e përbashkëta strategjike dhe përcaktimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës japin garanci se do të vazhdojë praktika e kultivimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe u zotuan për avancimin e mëtutjeshëm të komunikimit bilateral.

Në fund të takimit, Xhaferi i uroi mandat të suksesshëm Konsullit të ri të përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Strugë, Agim Krasniqi, i cili po ashtu ishte i pranishëm në takim. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…