Zëvendës drejtori Selami takon përfaqësuesen e FMN Tamm Tinna

Takim pune me përfaqësuesen e FMN Tamm Tinna e cila me mision është në Maqedoninë e Veriut, për të përkrahur dhe ndihmuar Drejtorinë e të Ardhurave Publike në pjesën e reformave dhe prioritetet strategjike të DAP

Tamm Tina përfaqesuesja e FMN, misionin e saj dyjavor e nisi me takimin në zyrën time për të biseduar rreth planit strategjik që DAP e ka përpiluar për periudhën 2023-2025.

Duke bërë një retrospektivë të projekteve të cilat janë realizuar, si dhe për vështirësitë që i kemi tejkaluar gjatë periudhës së krizës me pandeminë si dhe përballja momentale me krizën e energjisë elektrike, me znj. Tinna në detaje biseduam për planet tona, prioritetet dhe idetë që kemi si drejtori e të cilat janë te përfshira dhe në Planin Strategjik në periudhën e ardhshme tre vjeçare.

Znj. Tinna e falenderova për përkrahjen e plotë që FMN na e ka ofruar gjithmonë dhe ofrova përkrahjen time dhe komunikim të vazhdueshëm gjatë periudhës që ajo do të qëndrojë në MV dhe do të realizojë takimet dhe punëtoritë e saja me përfaqësuesit e Sektoreve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…