Zëvendës ministri Rexhepi: Kemi prioritet Projektin e ujësjellësit në vendbanimet e Studeniçanit

Vendbanimet e komunës së Studeniçanit tashmë po bëhen me ujë pasiqë projekti për ujësjellësin po realizohet nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve, e kështu tregon Zëvendës ministri Rexhepi.

“Tashmë kanë filluar punimet në projektin e ujësjellësit për vendbanimet e komunës së Studeniçanit nga Lumi Kadina. Po bëhet realizimi edhe i një projekti kapital që ka rëndësi të madhe për vendbanimet e kësaj Komune. Ky projekt do të realizohet në disa faza. Mjetet për fillimin e fazës së parë të projektit i kemi siguruar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me synim se do të financojmë edhe në vazhdim deri sa të kryhet projekti deri në fund”, kështu thekson Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

Sipas tij, prioritet është sigurimi i më shumë mjeteve për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Edhe njëherë po dëshmojmë se prioritet për në është që të sigurojnë sa më shumë mjete nga buxheti shtetërorë për të zgjidhur problemet e qytetarëve në përgjithësi kurse në veçanti për sigurimin e ujit të pijshëm për qyetarët e Karshiakës që është edhe pjesë e Agjendës së gjelbër të BDI-së. Përfundimi i këtij projekti kapital kërkon edhe shumë mund, angazhim dhe mjete financiare, por për ne si Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Qeveri tentojmë të tejkalojmë të gjitha sfidat me një vizion dhe vullnet të mirë për bashkëudhëtarët tanë në këtë rrugëtim sepse projektet e mëdha realizohen me vulën tonë”, thekson për fund Rexhepi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…