Zëvendës ministri Rexhepi mori pjesë në hapjen solemne të Akademis verore në Fakultetin e Inxhinjerisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, sot ishte në vizitë zyrtare në Prishtinë, Republika e Kosovës, ku pati fjalim me rastin e hapjes së Akademisë Ndërkombëtare të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës.
Në fjalën e tij, ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve në fusha të ndryshme, posaçërisht theksoi rëndësinë e ndërtimitarisë si një degë shumë e rëndësishme që krijon vlera të qëndrueshme në një shoqëri dhe luan rolin e urës lidhëse mes dy rajoneve.

“Vendet tona janë në rrugën evropiane, një rrugë e mbushur me shumë sfida për ne si politikanë, por edhe për ju si ekspertë. Besoj se kemi një vizion të përbashkët për vendet evropiane dhe të begata, me infrastrukturë moderne dhe cilësore, por ky vizion është i pamundur pa bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Prandaj ne i shohim Fakultetet e Inxhinierisë së Ndërtimit si partnerë në zbatimin e politikave tona, në realizimin e arritjeve të reja teknologjike, si dhe në krijimin e rritjes ekonomike për vendet tona”. – theksoi Rexhepi.

Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe ekonomike dhe këtë e dëshmon fakti se kemi një numër të madh të projekteve të përbashkëta strategjike rajonale. Politikat tona kanë një synim të qartë, krijimin e një rrjeti rrugor cilësor, përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve dhe përshpejtimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendeve tona. – përfundoi fjalimin e tij zëvendësministri Rexhepi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…