Zëvendësdrejtori Abdullahi në vizitën dyditore në Tiranë takon drejtoreshën gjenerale të AZHBR, Eranda Selmanaj

U mirëpritëm sot në zyrat e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nga Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, znj. Eranda Selmanaj dhe stafi i tyre, ku diskutuam rreth finalizimit te aplikimit te projektit IPA CPC (bashkëpunim ndërkufitar), i cili do të shërbejë në përmirësimin e kushteve, infrastrukturës dhe logjistikës së dy Institucioneve, si dhe tre bashkive ndërkufitare, të cilat do të përfitojnë qëndra informuese për fermerët apo bizneset, si dhe mundësi shkëmbimi informacionesh dhe njohurish mes të dy shteteve.

Bashkëpunimi do të vijojë me nënshkrimin e marrëveshjes midis agjencive me objekt forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në të mirë të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…