Zëvendësdrejtori Asani në Bruksel, pjesë e takimit shpjegues për Kapitullin 29 – Unioni doganor

Delegacioni i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryenegociatori, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, drejtoresha e Drejtorisë së doganave Sllavica Kutirov dhe zëvendës drejtori i Drejtorisë së doganave Muarem Asani, sot në Bruksel morën pjesë në takimin shpjegues për kapitullin 29 – Unioni Doganor.

Me këtë takim përfundon faza e parë e prezantimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushën e punës  doganore për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe fillojnë aktivitetet lidhur me skriningun bilateral për kapitullin Unioni Doganor.

“Gjatë viteve të kaluara kemi punuar në harmonizimin e legjislacionit tonë kombëtar me atë evropian, por edhe në forcimin e kapaciteteve operative dhe teknike të Drejtorisë doganore. Jemi të kënaqur që raporti i fundit i Komisionit Evropian e njeh këtë dhe se vullneti politik  dhe përkushtimi në zbatimin e agjendës së reformave po jep rezultate”, tha zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq.

“Si institucion – mbajtës i Kapitullit 29, dhe si pjesë e 12 kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE në të gjitha temat në kompetencën e Doganës – kemi nderin që mund të japim një kontribut të rëndësishëm, por në të njëjtën kohë ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi në këtë proces kompleks dhe të rëndësishëm për të gjithë ne. Këtu ne  përfaqësojmë edhe operatorët ekonomikë dhe të gjithë qytetarët, të cilët si përdorues të shërbimeve tona janë të përfshirë drejtpërdrejt në proces.

Në dekadën e fundit, Drejtoria doganore ka qenë plotësisht e përkushtuar për të respektuar rregullat dhe procedurat e Unionit Doganor të BE-së, dhe në planin tonë të ri të Veprimit për zhvillim janë të përfshira aktivitete dhe projekte që janë në përputhje me rekomandimet e Raportit të fundit të Progresit nga BE-ja, dhe përfshin harmonizimin e mëtutjeshëm të legjislacionit doganor, përmirësimin e standardeve për integritet, luftën kundër korrupsionit, si dhe projekte për digjitalizim të mëtejmë në përputhje me Planin Strategjik Shumëvjeçar të BE-së – MASP”, tha drejtoresha Sllavica Kutirov.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…