Zëvendëskryeministri Grubi për ndeshjen: Isha me tanët!

Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se ishte që ndeshja e sontme të përfundonte në kohën e rregullt me rezultat të barabartë dhe që fituesi të përcaktohej nga penaltitë.Në pyetjen se për cilën nga kombëtarët po bënte tifo, ai sonte është përgjigjur: “Isha me tanët”.“Ka evoluuar situata edhe politike edhe në Kosovë edhe Maqedoni. Jam i kënaqur për rezultatin që ka arritur Kosova. Kosova e kishte fillimin shumë të suksesshëm dhe që kohën e fundit filloi të stagnojë, kurse Maqedonia e Veriut kishte një konstante. Rezultati ishte reflektim i lojës dhe përvojës”.“Vendin e Kosovës në zemrat tona nuk e zëvendëson asnjë, të Shqipërisë akoma më shumë. Sa më shumë që shteti po bëhet lojal ndaj shqiptrave edhe ata bëhen më lojal. E ndjejmë kombëtaren si tonën, sikur ju si tuajën edhe ne të Shqipërisë e ndjejmë si tonën edhe ju. Isha me tanët”, është shprehur Grubi për Klan Kosova.“Doja që të shkonim në vazhdime dhe të kishte penalti. Më së miri do të ishte të shkohej në penalti dhe mandej le të fitonte më i miri. Desha barazim”.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…