Zëvendëskryeministri i parë Grubi në takim me ambasadorin e Kosovës Dedaj: Përshëndeti marrëveshjen e Uashingtonit

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi realizoi takim pune meambasadorin e Republikës së Kosovës, z.Gjergj Dedaj.Grubi gjatë takimit informoi ambasadorin Dedaj me ngjarjet aktuale nëvend dhe bashkë shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që janë në interes tëtë dyja vendeve.Zëvendëskryeministri i parë, z.Grubi gjatë takimit me ambasadorin eKosovës z.Dedaj diskutuan edhe për atmosferën e krijuar gjatë bisedimevepër formimin e shumicës parlamentare dhe me këtë dhe të garniturës së reqeveritare.Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se shqiptarët e Maqedonisë së Veriutpas zgjedhjeve të fundit janë të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze dhemeritore.Grubi dhe Dedaj diskutuan edhe mbi rëndësinë e liberalizimit të lëvizjessë qytetarëve dhe kthimit në normalitet të funksionimit të kufijve.Grubi i tha ambasadorit Dedaj se ai personalisht është që lëvizja e lirëmes dy vendeve të nis menjëherë dhe që për këtë është në kontakt edhe maautoritetet përkatëse.Grubi gjatë takimit me ambasadorin Dedaj përshëndeti marrëveshjen eUashingtonit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisëbashkë edhe me njohjen e ndërsjellë mes Izraelit dhe Kosovës si dhepërcaktimin e Hezbollahut si organizatë terroriste.Bashkëbiseduesit, z.Grubi dhe z.Dedaj shkëmbyen mendime dhe për tematjera politike në vend dhe më gjerë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…