Zëvendëskryeministri i parë Grubi pranon uratat e para nga Shqipëria zyrtare

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi e realizoi sot takimin eparë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë z.FatosReka.Ambasadori Reka, në emër të Kryeministrit dhe Presidentit të Republikëssë Shqipërisë, i uroi z.Grubi formimin e Qeverisë dhe emërimin e tij nëdetyrën e re, duke i uruar suksese në punë.Me tej ai shtoi se dy vendet tona tradicionalisht kanë marrëdhënie tëmira dhe se ky bashkëpunimin i mirë do të thellohet edhe më shumë në tëardhmen.Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut si vendeanëtare të NATO-s do të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve tëpërbashkëta në sfera të ndryshme, si dhe bashkëpunim në zbatimin ereformave të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku synojmëtë dy vendet.Nga ana e tij,zëvendëskryeministri i parë Grubi falënderoi për urimindhe  mbështetjen që vjen nga Tirana zyrtare dhe njëkohësisht shprehugatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.Zëvendëskryeministri Grubi dhe ambasadori Reka diskutuan edhe përorganizimin e mbledhjes së dytë të përbashkët në mes dy Qeverive, tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut dhe Repubikës së Shqipërisë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…