Zëvendëskryeministri i parë Grubi takoi ambasadorin italian Silvestri

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi takoi sot ambasadorin e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Andrea Silvestri.   Gjatë këtij takimi Grubi dhe Silvestri kanë biseduar lidhur me përkrahjen e Republikës së Italisë sa i takon perspektivës europiane të Maqedonisë së Veriut.   Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se RMV tashmë ka kryer obligimet e saja të brendshme dhe se tash është radha e Bashkimit Europian që t’i njoh, shpërblejë dhe vlerësojë arritjet në vend.   Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Silvestri gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për procesin e Regjistrimit të popullsisë i cili tashmë ka filluar. Grubi i ka thënë Silvestrit se ky proces është tejet i rëndësishëm për vendin tonë por që është dhe kërkesë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare të cilat nga presin, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që jemi, të gjitha hapat e ardhshëm t’i marrim në bazë të përqindjes së popullsisë e me këtë të planifikojmë dhe të zbatojmë të gjitha politikat zhvillimore në Maqedoninë e Veriut.   Në këtë takim Grubi dhe Silvestri kanë biseduar edhe për zgjedhjet e radhës lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti. Informova ambasadorin italian në vend se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe se të njëjtat me doemos do të mbahen në frymën europiane.   Grubi dhe Silvestri shkëmbyen mendime edhe për tejkalimin e çështjes së hapur me Bullgarinë fqinje. Ambasadorit Silvestri, Grubi i ka thënë se RMV është e gatshme që me plotë konstruktivitet t’i kthehet bisedimeve sapo pala bullgare të jetë e gatshme.   Në fund të këtij takimi zëvendëskryeministri i parë Grubi i është falënderuar ambasadorit italian në Shkup, z. Andrea Silvestri për miqësinë e sinqertë dhe tradicionale mes Republikës së Italisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe me këtë rast i ka shprehur gatishmëri për thellimin edhe më të madh të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, për çka u vlerësua se ekziston interes nga të dyja palët.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…