Zëvendëskryeministri i pare Grubi uron qytetarët me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi uron qytetarët me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.30 vitet e fundit na kanë mësuar se kur ndërtojmë të ardhmen së bashkunë bazë të respektit dhe barazisë reciproke, duke vlerësuar dallimet dhe diversitetin si një mundësi, dhe si pengesë për krijimin e një dialogu të hapur dhe të sinqertë, asgjë nuk është e pamundur, ka thënë Zëvendëskryeministri i pare Grubi.Shqiptarët ishin dhe janë të gjithë për pavarësinë, së bashku në bazë të referendumit dhe shpalljes së pavarësisë dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ne zgjodhëm dialogun, barazinë dhe bashkëjetesën, por edhe miqësinë me fqinjët tanë dhe përcaktuam rrugën tonë drejt NATO -s dhe BE–së, thuhet në mesazhin e urimit lëshuar nga Grubi.Prandaj marrëveshjet për Fqinjësi të mirë dhe ajo e Prespës  janë një pjesë e pandashme e mozaikut që na bëri anëtarë dhe partnerë të besuartë NATO -s. Në këto momente të rëndësishme të këtij 30 vjetori si pavarësia, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e fiqnjësisë së mirë janë themelet e shtetit. Së bashku ne jemi vërtet më të fortë. Urime të gjithë qytetarëve për këtë rast jubilar të 30 vitevetë shtetësisë sonë, porosit mes tjerave në urimin e tij me rastin e 30vjetorit të Pavarësisë, Zëvendëskryeministri i pare, Grubi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…