Zgjedhjet e parakohshme: Zgjidhje për krizën e legjitimitetit dhe parakusht për mirëqenien ekonomike

BDI vlerëson se lidershipi i vërtetë e tregon forcën e tij në momentet e llogaridhënies. Thirrja për zgjedhje të parakohshme, krahas zgjedhjeve lokale më tetor, nuk është thjesht një kërkesë politike, por një mundësi demokratike që të gjitha palët t’i konfirmojnë besimin popullor, veçanërisht në kohra të krizës së legjitimitetit.

Ne jemi të gatshëm të përballemi me votuesit dhe të angazhohemi në një proces transparent që reflekton vullnetin e çdo qytetari. Në kohë si këto, qytetarët meritojnë liderë që nuk i shmangen sfidave të demokracisë, por i përqafojnë ato me gjithë zemër. Ne jemi këtu, të përgatitur dhe të sigurt në mandatin që kemi nga populli.

Për më tepër, zgjedhjet e parakohshme krahas zgjedhjeve lokale ofrojnë dy përparësi të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët:
1. Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen njëkohësisht me ato lokale në tetor, atëherë në vitin 2029 do të kemi për herë të parë në histori mbajtjen e tre proceseve zgjedhore (presidenciale, parlamentare dhe lokale) në një ditë të vetme. Kjo do të rezultojë në kursime të mëdha për buxhetin shtetëror dhe një organizim më efikas të procesit zgjedhor.
2. Katër vite të plota pa ndërprerje zgjedhore – Duke mbajtur zgjedhjet tani, vendi do të ketë një periudhë stabiliteti të plotë deri në vitin 2029, pa shpërqendrime nga fushatat apo proceset zgjedhore. Kjo periudhë do të mundësojë përqendrim të plotë në zhvillimin ekonomik, reformat strukturore dhe agjendat afatgjata për përparimin e shtetit.

Pyetja mbetet: a janë të gjitha forcat politike po aq të përgatitura sa BDI për ta vënë performancën e tyre përballë gjykimit të qytetarëve? Populli po pret dhe po vëzhgon ata që janë të gatshëm të dalin përpara me transparencë të plotë.

BDI është e gatshme. Është koha që edhe të tjerët ta tregojnë gatishmërinë e tyre.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…