Karvani “Realizo Ëndrrën” i Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën
e takimeve në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të
mbahen me 15 korrik ka shpalosur programin e saj para qytetarëve të
Komunës së Gostivarit, ku me fjalim janë paraqitur kryetari i
parlamentit, Talat Xhaferi, ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat
Bejta, kandidati i parë shqiptar për Kryeministër në Maqedoninë e
Veriut z. Naser Ziberi si dhe Kryetari i Bashkimi Demokratik për
Integrim, z.Ali Ahmeti.
Kandidati i parë shqiptar për Kryeministër në Maqedoninë e Veriut z.
Naser Ziberi, tha se nga dita në ditë duke vizituar vendbanimet
shqiptare dhe jo vetëm shqiptare nga përkrahja dhe mbështetja që po e
marrin i shndërrohet në përgjegjësi të madhe.
“Është përgjegjësi më e madhe në jetën e çdo njeri që të mbartë mbi vete
realizimin e synimit të popullit që përfaqëson, por kur shoh fytyra të
qeshura dhe të gëzuar dhe kur shohë kandidat të këtillë disi më
lehtësohet barra e cila më ngarkohet. Nuk dyshoj që qytetarët e
Gostivarit dhe rrethinës nuk janë të bindur që kandidatët e këtillë për
deputet nuk janë fotografia më e suksesshme e vullnetit të sovranit
shqiptarë, nuk dyshoj që kanë patur dilema në momente por kur shohin
këtë prezencë masive dhe këtë ofertë të shkëlqyeshme njëherit edhe
fjalët e z.Ali Ahmeti binden se kjo është rruga e vetme për ti
valorizuar synimet tona politike që shkojnë deri në horizontin e
barazisë së plotë. Këto synime nuk kanë për qëllim për tu bërë
padrejtësi të tjerëve, të diferencojnë por të na bëjnë të barabartë në
mesin e të barabartëve, duam atë pjesë që na takon neve,” tha në
fjalimin hyrës së tij kandidati për kryeministër z. Ziberi.
Kandidati për postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së
Veriut .z.Ziberi bëri të ditur se kjo garë ka një veçanti pasi garojnë
me dy subjektet subjekte maqedonase që kanë ushtruar pushtetin për shumë
vite dhe në këtë garë qytetarëve ju është ofruar një alternativë të
tretë.
“Kjo do të thoshte kryetari z.Ali Ahmeti është Liga e Parë politike, ne
pretendojmë pozitën e Kryeministrit prandaj ne nuk merremi me partitë
tjera politike shqiptare pasi ato garojnë në Ligën e Dytë. Kjo garë e
jona në Ligë të Parë edhe më tepër i ka trembur konkurrentët e etnitet
maqedonas, kjo garë e jona, kjo listë e kandidatëve të shkëlqyeshëm dhe
ky program të jeni të bindur se i trembë seriozisht. Në mënyrë
permanente oferta ime është që të ballafaqohem me konkurrentët e mi por
ato ikin nga dalja në tribunë. E dini pse nuk janë të gatshëm të
ballafaqohen? Ata duan edhe më tutje të mbajnë tapinë e Kryeministrit
të këtij vendi. Por JO të nderuar gara politike është e barabartë dhe
të drejtën për të konkurruar për kryeministër dhe pushtetin e ekzekutiv
na jep kushtetuta e vendit kushtetutë e cila me gjak është paguar në
vitin 2001, na e jep e drejta natyrore, njerëzore prandaj ne do ti dalim
Zot kësaj drejte nuk do ta lëshojmë rrugën, nuk jemi indiferent jemi më
të mirë se ju prandaj do të fitojmë,” u shpreh z. Ziberi.
Ndër të tjerash kandidati për postin e kryeministrit z. Ziberi tha se
përkrahja për këto zgjedhje parlamentare është duke ardhur nga të gjitha
trojet shqiptare.
“Përkrahjen jemi duke e marr jo vetëm nga qytetarët e vendit tonë por
përkrahje që vjen nga Lugina e Preshevës, Kosova, Shqipëria dhe Mali i
Zi përcjellin një porosi të përbashkët që të bashkohemi se bashkimi bënë
fuqi. Atëherë kur u bashkuan shqiptarët e Luginës bënë katër mandate,
kur u bashkuan shqiptarët e Malit të Zi fituan kryetarin e qytetit të
Tuzit, kur do të bashkohemi ne do të ta bëjmë kryeministrin shqiptar në
Republikën e Maqedonisë së Veriut,” përfundoi Ziberi.