Ziberi nga Ohri: Pa mbështetjen e z. Ahmetit nuk guxuam të hedhim firmën në Marrëveshjen paqësore

Karvani “Realizo Ëndrrën” i Bashkimit Demokratik për Integrim qëndroi në
qytetin e Ohrit, ku njëherit shënoi edhe përmbylljen e fushatës për
zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 15-të korrik të
këtij viti. Fjalime para qytetarëve në Ohër, mbajtën bartësi i listës
për deputet në njësinë zgjedhore numër 5-të, z. Talat Xhaferi, Fatmir
Besimi Shefi i Shtabit Zgjedhorë, kandidati për postin e kryeministrit
në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Naser Ziberi dhe kryetari i
BDI-së, z. Ali Ahmeti.

Kandidati për postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së
Veriut, z. NAser Ziberi para të pranishmëve bëri retrospektiv të
ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001 ku
pikërisht në qytetin e Ohrit u arrit Marrëveshja që i siguroj Maqedonisë
stabilitet dhe të ardhme.

“Kam emocione të veçanta pikërisht në brigjet e Liqenit të Ohrit, në
këtë qytet të shumë kryqëzimeve njëherit edhe gur i themeleve të
ndërtimit të barazisë së shqiptarëve në vitin 2001. Këto emocione janë
të lidhura ngushtë me Marrëveshjen që u negociua me ditë të tëra, ditë
që ishin shumë të rënda e dramatike.  Ta dini se shpinën e kemi patur të
fortë, prandaj nuk kemi bërë hap prapa nga kërkesat legjitime të
popullit shqiptarë. E them publikisht se bashkëpunimi im me zotin Ahmeti
është shumë i hershëm edhe atë nga komunikata e parë që shpalosi
aspiratat e UÇK-së nga Prizreni  ku u bë edhe pajtimi në mes dy partive
të konfrontuara në mes vete asokohe PPD dhe PDSH edhe atë me
ndërmjetësim të z. Ahmeti me çka u shtri dora e pajtimit për të arrit
synime tona,” potencoi Ziberi.

Një ndër detajet e negociatave që z. Ziberi shpalosi para qytetarëve të
Ohrit ishte data e 11 gushtit të vitit 2001 kur pati një sulm të
furishëm nga ana e UCK-së me çka i demoralizoi palën maqedonase që ishte
e pranishme në negociatat që po zhvilloheshin në Ohër.

“Faktori ndërkombëtarë bënte presion që të dilet nga kjo situatë dhe të
vazhdohej me negociatat.  Në një bisedë që pata me z. Perdju i thash se
nuk mund ta hedh firmën në këtë marrëveshje pa mos u dëgjuar me njeriun
që ju e keni dëgjuar e nuk e di a e keni takuar. Këtë dasmë të madhe që
po ndodh as Naser Ziberi dhe as Arben Xhaferi nuk e ka filluar por e ka
nisur z. Ali Ahmeti dhe pa e pyetur atë nuk mund ta hedhim firmën. Ta
dinë të gjithë këtë realitet pasi kjo Marrëveshje jua hapi rrugën gjitha
Marrëveshjeve tjera që u arritën në vend për ti siguruar vendin
stabilitet dhe perspektivë,”  nënvizoi Ziberi.

Kandidati për kryeministër z. Ziberi  në fund të fjalimit të tij 
theksoi se kjo detyrë që i është ngarkuar në garën për postin e
kryeministrit i është lehtësuar nga mikpritja që i është bërë në çdo
tubim.

“Në çdo qytet, e fshat që kemi vizituar kemi qenë të mirëpritur shumë
mirë  dhe a e dini pse ndodhë një gjë e këtillë sepse kjo është rezultat
i kultivuar pasi ajo që premtohet dhe realizohet dhe kjo është meritë e
z. Ahmeti i cili i ka lënë këto dyer hapur për të vepruar në gjithë këto
treva,” përfundoi Ziberi.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…