zv/ministri Bushi: Mirënjohje për Kongresin e Manastirit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi ka shprehur sot mirënjohjen e tij në 114-vjetorin e Kongresit të Manastirit, për intelektualët shqiptarë që unifikuan alfabetin shqip.

“Festa e 22 nëntorit për Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut konsiderohet një nga tre shtyllat e krijimit të kodit identitar shqiptar duke nisur nga 10 qershori i vitit 1878 Lidhja e Prizrenit, me shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe paraprakisht me Kongresin e Manastirit në vitin 1908, si tre nga elementet kryesore të historisë sonë moderne që për fatin tonë të mirë janë zhvilluar në tre trojet ku sot ne shqiptarët jetojmë, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Mirënjohje dhe nderim sot, në 114-vjetorin e Kongresit të Manastirit, falë të cilit shqiptarët anembanë u bashkuan në një alfabet, më pranë pavarësisë, më pranë Evropës,” ka shkruar zv/ministri Bushi në facebook.

Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, duke i hapur rrugë dhe shpalljes së pavarësisë katër vjet më vonë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…