Kandidati për kryeministër të parë shqiptar, z. Naser Zyberi gjatë ditës
së sotme ka qëndruar në Komunën e Gostivarit, përkatësisht ka vizituar
kompaninë “MONTENEGRO”, ku shpalosi iniciativën e tij për ekonomi të
barabartë në sektorin privat. Ai theksoi se do shteti do mbulojë 50% të
kontributeve sociale për 3 vjet me radhë për çdo punësim që do
përmirëson përfaqësimin e drejtë në kompanitë private. Me këtë masë,
shtoi Zyberi, ne duam të motivojmë pronarët e bizneseve që të
rrisin barazinë në kompanitë e tyre dhe të krijojnë një atmosferë
me shanse të barabarta.
Në vazhdim deklarata e plot e kandidatit për kryeministër të parë
shqiptar, Naser Zyberi:
Bashkëqytetarët e mi,
Jam shumë i lumtur që vizitoj kompaninë “MONTENEGRO” sot dhe që kam
mundësinë t’ju takoj. Këtu shohim një shembull pozitiv se si duhet të
funksionojë shoqëria jonë multietnike Jutë gjithë punoni së
bashkuçshqiptarë, maqedonas, turq. Jumbështesni njëri-tjetrin, jeni
bashkëpunëtorë, madje disa prejjush ndoshta edhe miq. Megjithatë
ende nuk është një situate e zakonshme në shoqërinë tonë.
Komunitetet tona janë ende tëndara në shumë fusha të shoqërisë sonë,
madje edhe nëekonomiAkoma, në shumë kompani nuk ka shanse të
punësoheni nëse jeni anëtar i pakicave etnike. Akoma, në shumë
ndërmarrje ekziston pabarazi dhe diskriminim.
Kjo është një nga shumë çështjet, që unë dua të trajtojmenjëherë si
Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë sëVeriut. Ndërsa në dy vitet
e kaluara, barazia në sektorin publikdhe në administratë, është
përmirësuar masivisht, në sektorinprivat jemi akoma larg nga ato që ne i
quajmë shanse tëbarabarta. Kur flas për barazi, nuk flas vetëm për
shqiptarët, por edhe për turqit, boshnjakët dhe pakicat e tjera
dhegjithashtu për maqedonasit. Kjo, për arsye se barazia nukështë vetëm
një domosdoshmëri për një shoqëri moderne, porajo forcon ekonominë.
Madje është kusht për ndërtimin e njëekonomie të fortë. Maqedonia e
Veriut, atdheu ynë, është njëvend i vogël. Si i tillë është mjaft e
vështirë të konkurrosh me tregje më të mëdha, por është edhe më e
vështirë, nëse ne qëndrojmë të ndarë në vend që të ecim përpara të
bashkuar.
Si Kryeministri i parë shqiptar, unë do të jem Kryeministërpër të
gjithë. Unë dua të bashkoj shoqërinë tonë për t’u bërëmë të fortë së
bashku. Kjo është ajo për çfarë ka nevojë i gjithë vendi ynë dhe nuk ka
vend më të mirë për të filluar sesanë vendin e punës. Kur jemi duke
punuar së bashku, ndajmëtë njëjtat interesa. Ne bashkohemi pas një
qëllimi që ështësuksesi i kompanisë apo pagat më të larta. Ne rritemi
sëbashku ,sepse kuptojmë se kemi shumë më tepër tëpërbashkëta se sa
dallime. Ndërkohë nga një këndvështrimekonomik, multietniciteti është
një avantazh i madh.Kjo ështëajo që ne shohim në të gjithë botën. Të
gjitha kompanitë e suksesshme ndërkombëtare janë multietnike, për shumë
arsye.Për të qënë ndërkombëtar, duhet të veprosh si ndërkombëtardhe kjo
fillon me punonjësit. Për të zgjedhur punonjësit më tëmirë, një kompani
nuk mund të lejojë të përjashtojë njerëzit e aftë për shkak të
përkatësisë së tyre etnike. Ajo që vlen përekonominë, vlen për tërë
shoqërinë.
Maqedonia e Veriut është një vend multietnik. Por deri më tani, ne e
kemi bllokuar veten tonë përmes konfliktevendëretnike, pabarazisë dhe
diskriminimit. Tani, me të ardhmen tonë euro-atlantike përpara, si
anëtare e NATO-s dhe së shpejti e BE-së, ne kemi shansin të kapërcejmë
të kaluarën, tëbashkohemi dhe të ecim përpara së bashku. Zgjedhja e
Kryeministrit të parë shqiptar, i pari me një etni jo-shumice, është një
sinjal për të gjithë botën .Një dëshmi, që Maqedoniae Veriut është pjesë
e Evropës moderne dhe se është shumëpërpara në rajon.Me një demokraci të
maturuar dhe njëshoqëri të barabartë.
Ky sinjal është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut ,qëqëndron në
bashkësinë ndërkombëtare, si një shenjë tërheqësepër investitorët e
huaj, por gjithashtu dhe më kryesorja, përvendin tonë. Por edhe nëse ky
sinjal do të jetë i fortë, duhet tëbëjmë shumë më tepër. Ne duhet të
arrijmë barazinë në tëgjitha fushat e jetës. Në arsim, në drejtësi, në
sigurimetshoqërore dhe gjithashtu në ekonomi dhe në vendin e
punës.Prandaj, pasi të zgjidhem Kryeministër, një nga nismat e miatë
para do të jetë rritja e barazisë në sektorin privat.
Për çdo punësim të ri, i cili përmirëson përfaqësimin e barabartë në
kompani, shteti do të mbulojë 50 përqind tëkontributeve sociale. Me këtë
masë, ne duam të motivojmëpronarët e bizneseve që të rrisin barazinë në
kompanitë e tyredhe të krijojnë një atmosferë me shanse të barabarta.
Siçtashmë po ndodh këtu, në kompaninë tuaj ku përkatësia etnikenuk
është një kufizim por një pasuri.
Rilindje e barabartë ekonomike!Kështu e quajmë ne. Përveçrritjes së
përfaqësimit të barabartë, ne do të mbështesim veçanërisht
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, jo vetëm që tëkalojnë krizën
dhe të sigurojnë vendet ekzistuese, por edhe tërrisin pagat dhe të
krijojnë vende të reja pune. Ne duhet të inkurajojmë sipërmarrësit të
investojnë në të ardhmen. Në tëardhmen e kompanive të tyre, por edhe në
të ardhmen e njerëzve.
Prandaj, ne kemi planifikuar një seri stimujsh dhe masash përpunësimet e
reja, si taksa zero e të ardhurave për çdo person tëpunësuar nën moshën
35 vjeç të punësuar për here tëparë.Përveç kësaj, kompania do të marrë
një stimul prej 1500 eurosh për t’u dhënë të rinjve mundësinë e
punësimit të tyre të parë. Për të rritur investimet,
ne do t’u japim 5000 deri në10000 Euro ndërmarrjeve të vogla dhe
të mesme për të blerë pajisjet e nevojshme. Qëllimi ynë është i
qartë: Shanse tëbarabarta në ekonomi dhe punë të mirëpaguara për të
gjithëqytetarët. Si Kryeministër shqiptar, dua të sigurohem që secilinga
ju dhe të dashurit tuaj të ketë shanse të barabarta për tëardhura të
sigurta dhe të mjaftueshme për të siguruar jetesëntuaj. Qëllimi im është
të përmirësoj sigurinë shoqërore dhestandardin e jetesës për të gjithë
qytetarët në mënyrë tëbarabartë, pavarësisht se cilës etni i përkasin.