ZYBERI: TRAJKOVSKI DHE IMERI LANË TRASHËGIMI PËR TË CILËN DUHET TË PËRKUJDESEMI DHE TA AVANCOJMË

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër të parë
shqiptar, Naser Zyberi, vizitoi vendet e pushimit të përjetshëm të
ish-presidentit Boris Trajkovski, si dhe ish-kryetarit të Partisë për
Prosperitet Demokratik, Imer Imeri.
“Kemi nder dhe respekt të veçantë ndaj njerëzve që kanë dhënë një
kontribut të madh në zhvillimin e karakterit multietnik të vendit, që
lanë një trashëgimi të madhe të shndërruar në Marrëveshjen Kornizë të
Ohrit, e cila tashmë është bërë pjesë e preambulës së Kushtetutës së
Republikës së Maqedonisë Veriore, si një nga shtyllat kryesore mbi të
cilat ngritet vendi”, theksoi Ziberi.
Ai e vlerësoi si historik kontributin e Trajkovskti dhe Imerit në
ndërtimin e shoqërisë së sotme multietnike, duke theksuar më tej se si
vend medoemos duhet të përkujdesemi dhe ta përmirësojmë këtë trashëgimi,
duke e përforcuar kështu besimin mes bashkësive etnike.
Nën kujdesin e Boris Trajkovskit si president i vendit, u mbajtën
bisedime politike gjatë përpilimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe
Imer Imeri si President i Partisë për Prosperitet Demokratik, ishte një
nga katër përfaqësuesit politik që udhëhiqnin negociatat dhe që në fund
nënshkruan këtë Marrëveshje.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…