Таkimi Osmani-Selakoviq

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ishte nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.Gjatë bisedimeve u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve mike përmes takimeve të shpeshta dhe komunikimit të hapur, ku u theksuan pritshmëritë për realizimin e potencialeve për dinamizimin e bashkëpunimit jo vetëm dypalësh, por edhe rajonal. Bashkëbiseduesit iu referuan mundësive për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, për rritjen e investimeve, për shkëmbim tregtar më të madh dhe partneritet në tërheqjen e interesit të investimeve të huaja në rajon. “Kjo është një nga prioritetet kryesore të të gjitha nismave rajonale, pavarësisht se a bëhet fjalë për procesin e Berlinit apo Ballkanin e Hapur. Të krijojmë tregje të përbashkëta të ngjashme me tregun e përbashkët të BE-së, në mënyrë që t’u ofrohet bizneseve potencial për zhvillim të përshpejtuar”, theksoi Osmani. Në këtë kontekst, ministrat biseduan edhe për përfshirjen në këto procese dhe se suksesi do të jetë shumë më i madh nëse përfshihen edhe vendet e tjera të rajonit, ku u dakorduam se këto nisma nuk janë zëvendësim i projektit evropian, por përkundrazi, përmes tyre rajoni përgatitet për një integrim më të lehtë në tregun e përbashkët evropian dhe në sistemin e rregullave dhe standardeve evropiane.           Në kuadër të vizitës u nënshkrua Marrëveshja për themelimin e Qendrës Kulturore-Informative në Shkup dhe Beograd, me bindjen se me këtë do të krijohen kushte për rritjen dhe forcimin e shkëmbimit dhe lidhjes kulturore ndërmjet qytetarëve.           Bashkëbiseduesit e përshëndetën mbajtjen e takimit të parë të Komisionit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, të mbajtur në fillim të shkurtit 2022 në Beograd, dhe shprehën shpresën se avancimi i të drejtave të pakicave do të kontribuojë më tej në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimin.           Temë e pashmangshme e takimit ishte kriza ushtarake në Ukrainë. “Me kolegun Selakoviq u pajtuam se për momentin gjëja më e rëndësishme është ndërpritja e menjëhershme e veprimeve ushtarake, mbrojtja e popullatës së pafajshme, ndalimi i vuajtjeve dhe që  t’i jepet shansë diplomacisë”,- theksoi Osmani.

 

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…