11 Tetori/ Grubi: Kujtojmë të kaluarën por ndërtojmë të ardhmen, Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE

Me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore – 11 Tetorit, një delegacion qeveritar në Kumanovë, vendosën lule të freskëta para Memorialit Përkujtimor.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka uruar qytetarët për festën, duke shkruar se përvjetorët e tillë shërbejnë si reflektim mbi atë që ka kaluar vendi deri më sot, kur jemi një shoqëri e barabartë dhe progresive.

Ndër të tjera në urimin e tij Grubi potencon se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Europian, ndaj duhet të gjithë të veprojmë në të mirën e përbashkët.

Statusi i plotë:

Me vendosjen e luleve pranë memorialit Kosturnica në Kumanovë, përkujtuam sot 82 vjetorin e kryengritjes së përbashkët të popujve të vendit tonë kundër okupimit, kundër tendencave djallëzuese të tjetërsimit nga ana e regjimit fashist.

Përvjetorët si ky i sotmi janë çaste reflektimi mbi atë përcaktim bashkëveprimi që ruajti rrënjët tona dhe që na bëri kjo që jemi sot, vend ku barazia dhe bashkëjetesa janë themel i çdo progresi.

82 vite më pas ajo thirrje për çlirim dhe liri është shndërruar në thirrje bashkimi për përparim, thirrje për të vazhduar hapin drejt shtegut pa alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian.

Ashtu siç u rreshtuam kundër të keqes së përbashkët, le të vazhdojmë të punojmë e veprojmë për të mirën tonë të përbashkët.

Urime 11 Tetorin – Ditën e kryengritjes popullore!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FArtanGrubi%2Fposts%2Fpfbid02hRsBPoQr54BiGiystpcaUioSDXTc44eoUbgYKQDxzdvWp8tigTsqUvAuFC2ByQt2l&show_text=true&width=500

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…