11 Tetori/ Kryetari Ahmeti bën thirrje për paqe dhe dialog edhe për konfliktin në Izrael

Më rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore – 11 Tetorit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë një përshkrim kronologjik mbi situatën aktuale të konfliktit në Izrael dhe krizave tashmë të tejkaluara në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti shkruan se do luft përfundon me marrëveshje për paqe, mirëpo ngjarjet e tilla janë prekëse kur shikon se sa persona të pafajshëm humbin jetën.

Statusi i plotë:

Në përpjekjet dekadëshe për liri dhe barazi, kërkonim luftën si mjet i fundit për ta arrirë synimin, që më në fund të zgjedhim paqen, dialogun, procesin demokratik.

Çdo luftë përfundon me marrëveshje për paqe, por pikënisjet e palëve në ato bisedime paqësore, jo gjithmonë janë të barabarta.

Terrori ndaj civilëve të pafajshëm, fëmijë, gra e pleq, të bën humbës që në fillim dhe pa asnjë mbështetje ndërkombëtare.

Ngjarjet, dhuna dhe terrori në Izrael janë për tu dënuar.

Sulmet nuk e ndihmojnë popullin palestinez, përkundrazi, bota e mbarë u rreshtua në anën e Izraelit.

Sot, kur në vendin tonë po shënojmë nismën e rezistencës dhe fitoren ndaj fashizmit dhe rreshtimin e drejtë me botën denokratike, bëj thirrje për paqe, dialog dhe ndërprim të menjëhershëm të dhunës e cila po sjell vetëm shkatërrim.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/862558485238275?ref=embed_post
Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…