Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka përkujtuar veprimtarin Adem Demaçi në 5 vjetorin e vdekjes së tij.
I kujtoj gjithmonë me mall vitet tona të bashkëveprimit kombëtar për Kosovën e lirë dhe të pavarur, ka shkruar kështu Ahmeti.
Bac, vitet kalojnë, por kujtimi për ty dhe madhështinë e veprës tënde kombëtare jeton ndër ne si udhërrëfyesi më i ndritshëm i veprimit në shërbim të avancimit të mëtejshëm të kauzës sonë kombëtare.
I kujtoj gjithmonë me mall vitet tona të bashkëveprimit kombëtar për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Adem Demaçit!